Megan Fox, set fotosh për Armani

13/10/2011 16:10

Megan Fox është e njohur për reklamat e xhinseve dhe të brendshmeve të firmës Armani, ndërsa tani aktorja ka realizuar një set fotografik duke u përqendruar vetëm tek fytyra.

Armani ka zgjedhur sërish protagonisten e Transformers për të promovuar linjën e re të kozmetikeve.

25-vjeçarja ka qenë imazhi i Armanit për linjën e të brendshmeve dhe xhinseve deri sa u zëvendësua nga këngëtarja Rihanna në korrik të këtij viti, por duket se pavarësisht kësaj ende ka mbetur muza e firmës italiane të modës.

Karriera e saj si modele po ecën mirë me sa duket, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për karrierën e saj kinematografike. Fox u përjashtua nga filmi i tretë i sagës Transformers për shkak të krahasimit të regjizorit Michael Bay me Hitlerin, ndërsa filmi tjetër i saj, Passion Play, ishte një dështim duke dalë direkt në DVD.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel