Jovovich takon 16 “zombie” në spital

13/10/2011 17:20

Protagonistja e serive të “Resident Evil”, Milla Jovovich, takoi në spital 16 “zombie”, aktorë figurantë që mbetën të plagosur gjatë një aksidenti në sheshin e xhirimit.

Aktorja e Hollivudit kaloi të gjithë natën në Toronto, pranë familjarëve të të aksidentuarve.

Gjatë xhirimeve, një platformë që mbante 16 aktorët u rrëzua nga një lartësi prej gjashtë metrash në tokë.

Të gjithë u shoqëruan në një spital të ndodhur pranë, ku u kuruan për dëmtime të vogla, me përjashtim të një vajze, e cila ka pësuar dëmtime më të mëdha në shpinën e saj.

”Falë Zotit, ajo është në gjendje të lëvizë duart dhe këmbët e saj. Kjo është një shenjë që nuk ka pësuar dëmtime që mund ta lënë të paralizuar. Gjithashtu, mjekët e kanë nxjerrë nga gjendja kritike. i kam premtuar që do të vij ta vizitoj çdo javë për sa kohë të jetë në spital”.

Top Channel