Ronnie Wood ndahet nga e dashura

12/10/2011 11:40

Jo shumë kohë më parë, zëdhënësi i Ronnie Wood tha se pjesëtari i Rolling Stones do të martohej së shpejti, por ditën e djeshme vetë Ronnie bëri të ditur se është ndarë nga e dashura e tij braziliane Ana Araujo pas dy vitesh lidhjeje.

“Jam ndarë nga Ana”, deklaroi shkurt 64-vjeçari, marrëdhënia e të cilit me 32-vjeçaren ka qenë gjithmonë e karakterizuar nga zënkat e shumta.

Një burim pranë kitaristit të famshëm theksoi për mediat britanike: “Dëshira e Anës për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes e bezdiste Ronin.”

Ronnie Wood ka theksuar gjithmonë se e dashura e tij e kishte ndihmuar shumë në lënien e pijes dhe drogës.

Top Channel