Rihanna: Jam ende fanse e Chris Brown

12/10/2011 09:45

Rihanna ka deklaruar se nuk është e mërzitur me ish të dashurin e saj Chris Brown, me të cilin është ndarë në vitin 2009.

Shkaku ishte agresioni që reperi i bëri këngëtares së popit, një incident që bëri bujë në botën e showbiz-it, por këngëtarja nga Barbados ka theksuar se është e gëzuar që Brown i është rikthyer karrierës muzikore suksesshëm pas kësaj ngjarjeje që i uli ndjeshëm reputacionin.

“Më vjen mirë që është rikthyer sërish me muzikë të mirë. Jam një fanse e madhe e tij si artist dhe nuk do uroja kurrë që gjërat të shkonin keq për të”, theksoi Rihanna për revistën Vogue, në kopertinën e së cilës këngëtarja ka pozuar nudo.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA