Papa: Mbroni të krishterët e Egjiptit

12/10/2011 16:00

Papa Benedikti i XIV lëshoi një apel nga selia e tij në Shën Pjetër, për mbrojtjen dhe respektimin e të krishterëve të Egjiptit, pas ngjarjeve të javës së shkuar, ku humbën jetën 24 persona në demonstratat e të krishterëve pas djegjes së një kishe.

Shenjtëria e tij foli për një “vend i cili vuan tentativat djallëzore të minosjes së marrëdhënieve paqësore ndërfare që kanë ekzistuar prej kohësh në Egjipt. Është e rëndësishme që të gjithë njerëzit që po inkurajojnë këtë përçarje po i shërbejnë atyre që duan ta rënojnë egjiptin dhe ta zhysin atë në një spirale dhune”.

Duke u ndalur tek ngjarjet e javës së shkuar, Benedikti XVI shtoi: “Jam thellësisht i trishtuar nga episodet e dhunës që u regjistruan në Kajro gjatë së dielës. Dhembja ime i bashkohet atyre të familjeve të viktimave dhe të gjithë popullit egjiptian. I lutem besimtarëve që të luten për paqe dhe begati në këtë vend që ka kaq shumë nevojë për qetësi dhe harmoni”.

Top Channel