Irak, pesë shpërthime në Bagdad, viktima

12/10/2011 00:00

Pesë shpërthime kanë tronditur qetësinë relative të Bagdadit e kanë marrë 17 jetë njerëzish në kryeqytetin irakian.

Mes viktimave jane edhe disa oficere policie. Dy kamikaze hodhen ne ere pothuajse njekohesisht automjetet e tyre te mbushura me eksplozitive ne lagjet Hurriya dhe Al-ëiya. Nga keto sulme u vrane 11 vete. 6 te tjeret ishin viktima te tre shperthimeve qe pasuan.

Riperteritja e vales se sulmeve vetevrasese ne Bagdad shihet si zhvillim shqetesues, edhe per vete standardet irakiane. Ajo vjen ne kohen kur trupat e fundit amerikane pergatiten te lene vendin. Terheqja duhet te perfundoje brenda vitit. Nje zedhenes i ushtrise irakiane fajesoi Al Kaeden per shperthimet, duke i pershkruar si perpjekje per t’i demonstruar njerezve se militantet vazhdojne te mbeten aktive.

‘Cdo tre muaj, Al Kaeda mobilizon te gjithe burimet e saj per nje vale sulmesh, me te cilat te tregoje se grupi eshte ende ne gjendje te mesyje e te kercenoje sigurine tone’, tha Qassim al Moussaëi. Sipas korrespondenteve te huaj, me te cenueshme ndaj sulmeve te tilla jane sidomos forcat policore, pasi nuk disponojne pajisjet e renda apo armet e ushtrise irakiane, qe nga ana tjeter, ka perfituar nder vite edhe asistencen amerikane ne drejtim te stervitjes.

Top Channel