Britani, rritje rekord e papunësisë

12/10/2011 16:25

Papunësia në Britaninë e Madhe është rritur zyrtarisht me 114 mijë vende pune gjatë muajve korrik-gusht, për një total prej 2,57 milion të papunë, që përbën një rekord të ri 17-vjeçar.

Zyra Kombëtare e Statistikave e vlerësoi në 8,1% numrin total, ndërsa shumë shqetësues mbetet përqindja prej 21,3% ose pothuajse 1 milion të papunësh, midis të rinjve të moshës 16-24 vjeç.

Shteti është i detyruar të mbajë me asistencë një “ushtri” prej 1,6 milion njerëzish, duke rënduar edhe më shumë mbi arkën e defiçitin buxhetor.

Një rënie rekord ka patur edhe punësimi i njerëzve me kohë të pjesshme, pas një shkurtimi prej 175 mijë vendesh.

Ministri i Punësimit, Chris Grayling, pranoi se “Britania e Madhe tashmë po ndien efektet e krizës ndërkombëtare financiare. Ndonëse nuk jemi një prej vendeve antare të Eurozonës, është e qartë që nuk jemi të imunizuar nga problemet që po përjetojnë disa vende të rëndësishme europiane, midis të cilëve edhe Greqia”.

Top Channel