“Gënjehet” nga traileri, hedh në gjyq FilmDistrict

12/10/2011 13:10

Shumë herë, pasi kemi dalë nga kinemaja, kemi menduar se filmi ishte shumë më ndryshe nga traileri i parë në televizor dhe se nuk ia vlente fare të harxhoje dy orë kohë.

Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur të hedhë në gjyq shoqërinë e prodhimit të filmave FilmDistrict sepse filmi me Ryan Gosling nuk ishte ashtu siç premtonte traileri.

Sarah Deming priste që Drive të ishte i ngjashëm me Fast And Furious, plot me ndjekje mes makinash, por në të vërtetë filmi e zhgënjeu shumë sepse në të kishte fare pak skena aksioni me makina.

Gruaja nuk po kërkon të fitojë shumë para në mënyrë të thjeshtë me anë të një dëmshpërblimi të majmë. Ajo kërkon vetëm kthimin e 10 dollarëve të biletës së kinemasë dhe një rregullim të trailerit.

Top Channel