Forcat britanike sulmojnë piratët

11/10/2011 15:35

Forcat speciale italiane kanë kryer me sukses një sulm ndaj një anije italiane, e marrë peng nga piratët somalezë ditën e hënë, lajmëroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme italiane.

Anija 56 mijë tonëshe, e quajtur “Montecristo”, u rrëmbye 620 milje detare nga brigjet lindore të Somalisë, nga pesë piratë të armatosur, të cilët lundronin me një gomone.

Të 23 personat në bord, me shtetësi italiane, indiane dhe ukrainase, janë liruar e gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore. Mjeti detar ishte ngarkuar me hekurishte në Vietnam dhe po udhëtonte drejt kanalit të Suezit.

Top Channel