Beyonce-Jay Z, shfaqje e papritur në Nju Jork

11/10/2011 17:00

Çifti i këngëtarëve, Beyonce dhe Jay-Z, i ofruan një shfaqje të papritur klientëve të një qendre tregtare në Nju Jork, ku u shfaqën në dukje shumë të dhënë pas njëri-tjetrit.

Për më tepër, të gjithë të pranishmit mundën të shikonin me sytë e tyre barkun e fryrë të këngëtares, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ata shoqëroheshin në këtë vizitë edhe nga reperi tjetër i famshëm Kanye West, 41-vjeçari që ndan me Jay-Z autorësinë e këngës së sukseshme “Watch the Throne” (“Shiko Fronin”).

Edhe pse shtatzanë, Beyonce nuk e anashkalon modën dhe u vlerësua shumë nga kritikët e veshjeve për kombimin e saj me një bluzë të thjeshtë dhe pantallona të ngushta fine.

Ndërkohë, në një intervistë, Beyonce e cilësoi fëmijën që po pret si ngjarjen që i ka ndryshuar më shumë jetën e saj. “Edhe pa lindur më ka ndryshuar jetën”, deklaroi këngëtarja.

“Unë dhe Jay kemi qenë bashkë që prej dhjetë vitesh, gjatë të gjithë të 20-tave të mia, por kjo është një ngjarje që na ka transformuar të dyve”.

Top Channel