Zsa Zsa Gabor shtrohet në spital
10/10/2011 14:10
Zsa Zsa Gabor, aktorja e famshme e Hollywood-it, është shtruar në një spital të Los Angeles.
Aktorja 94-vjeçare vuan nga probleme shëndetësore prej vitesh dhe bashkëshorti i saj shprehet për Reuters se gjendja “nuk paraqitet e mirë”.
“Kishte temperaturë dhe tension të lartë. Për momentin gjendja e saj është e paqendrueshme”, theksoi bashkëshorti.
Zsa Zsa Gabor është e njohur për 9 martesat e saj, zgjuarsinë dhe për jetën e larmishme personale përveç filmave. Aktorja e lindur në Hungari ka qenë një personalitet i shquar në Hollywood për më shumë gjysmë shekulli.
Top Channel