Mitrovicë, ekstremistë serbë sulmojnë një grua
10/10/2011 00:00
Disa ekstremistë serbë kanë sulmuar mëngjesin e së hënës një banore, pranë Urës së Ibrit, në veri të Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur kur gruaja, një banore e “Lagjes së Boshnjakëve” është sulmuar me mjete të forta ndërsa po shkonte si zakonisht në punë.
Gruaja me emrin Bukurije Krasniqi tregon për Kosovapress se është lënduar nga goditjet dhe se pas sulmit ka vrapuar për në pjesën jugore të qytetit.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Qendra Rajonale e KMLDNJ-së në Mitrovicë, e cila ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar nga organet përgjegjëse që sa më parë të zbulohen autorët.
Top Channel