Katy Perry shndërrohet në skelet

10/10/2011 17:55

Ndërsa fanset e Katy Perry vazhdimisht përpiqen ta imitojnë në veshje, do të jetë shumë e vështirë që diçka e tillë të bëhet edhe gjatë ditës së Hellouinit.

26-vjeçarja postoi në profilin e saj në “Twitter” një fotografi tronditëse, në të cilën kishte vendosur një maskë të frikshme, që e bënte të ngjante si skelet.

Me këtë paraqitje, këngërtarja e “California Gurls” u duk jashtëzakonisht larg stilit të rrallë që tregoi dy javë më parë, gjatë një koncerti gjigant në Buenos Aires.

Top Channel