Jolie dhe Pitt, bamirësi për fëmijët somalezë

10/10/2011 12:50

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë treguar edhe një herë tjetër se janë të ndjeshëm ndaj problemeve që ekzistojnë në vendet e pazhvilluara.

Nëpërmjet fondacionit që kanë themeluar bashkë, çifti i aktorëve ka dhuruar 340 mijë dollarë për përmirësimin e jetës së fëmijëve në Somali.

“Nuk dua që njerëzit të më falenderojnë. Unë jam mirënjohëse që kam pasur nderin dhe privilegjin për të kaluar kohë me këta fëmijë vitin e kaluar. Kam mësuar të jem një nënë dhe njeri më i mirë”, u shpreh aktorja.

Pitt dhe Jolie kanë 6 fëmijë së bashku, 3 prej të cilëve të adoptuar.

Top Channel