Siri, vriten 9 ushtarë

09/10/2011 08:00

Nëntë ushtarë janë vrarë gjatë përleshjeve të armatosura me grupet rebele në Hama, në qendër të Sirisë.

Gjithashtu, nga këto luftime janë plagosur 11 ushtarë të tjerë. Lajmin e ka bërë të ditur radioja private Sham FM.

Hama është epiqendra e revoltave ndaj regjimit të presidentit Bashar Al-Assad.

Shumë rebelë janë vrarë në zonën e Jisr Al-Mazareb të qytetit të Hamas dhe në këtë zonë janë sekuestruar edhe një sasi e madhe armësh.

 

Top Channel