Pogradec, kamioni bie në humnerë, 5 të plagosur

09/10/2011 18:35

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi orët e pasdites së dielë në Pogradec. Një kamion ra në humnerë duke plagosur pesë persona.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Slabinjë. Automjeti ishte i ngarkuar me dru.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nxorri nga kamioni pesë personat e plagosur, të cilët janë dërguar menjëherë në spital. Mësohet se dy prej të plagosurve janë gjendje të rëndë.

Uniformat blu kanë nisur hetimet paraprake për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë terreni i rrëshqitshëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë zonën.

Top Channel