Shtypi francez nxin dyshen Ujkani-Salihi

08/10/2011 17:35

Portieri Samir Ujkani dhe sulmuesi Hamdi Salihi ishin lojtarët më të dobët në fushën e lojës në humbjen 3-0 të kombëtares sonë në Paris, të paktën duke iu referuar vlerësimeve të publikuara të shtunën në shtypin francez.

E përditshmja “Le Parisien”, vlerësonte me notën 3 portierin e kombëtares sonë. “Ndonëse kreu disa pritje të mira, në minutën 15’ dhe 21’, ai kishte përgjegjësi në golin e dytë dhe të tretë të shënuar nga kombëtarja jonë. Paraqitja e tij, pa dyshim i thjeshtoi gjërat”, shkruhej.

Nga ana tjetër, notën më e ulët e dhënë midis të gjithëve në fushën e lojës e ndante edhe Salihi. “I vetëm në sulm, pjesërisht prej dominimit të kombëtares sonë, por edhe sepse nuk kërkoi kurrë top”, vlerësonte e përditshmja. Sipas saj, më i miri midis radhëve të shqiptarëve Jahmir Hyka, “lojtar me këmbë të mira dhe fantazi”.

Gazeta shkruante edhe për një detaj që i shpëtoi shumë gazetarëve dhe që nuk ndodh të shihet shpesh në fushat e lojës. Pas shënimit të golit të tretë, trajneri Laurent Blanc i fut në dhomat e zhveshjes ku qëndroi për 2-3. Blanc pranoi se zhdukja e tij u bë për nevoja “urgjente fiziologjike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA