SHBA, 86 nën pranga për mashtrim

08/10/2011 15:25

Policia në Nju Jork shkatërroi një grup ndërkombëtar grabitësish, të cilët përdornin karta krediti te rreme për të blerë pajisje kompjuterike me një vlerë shumë të lartë.

86 persona janë burgosur ndërsa 25 të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokuroret thanë se 13 milionë dollarë  kanë humbur gjatë një periudhe 16 mujore.

Antarët e bandës përdoren karta krediti false për të blerë kryesisht produkte “Apple” në Shtetet e Bashkuara apo duke bërë një jetë luksoze. Operacioni i koduar “Shuplaka” deshmoi se banda kriminale ishte e lidhur me grupe të tjerë në Afrikë, Europë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Nëpuneë bankash, punëtorë në restorante apo persona të tjerë që punonin për banden vidhnin detaje të kartave të kreditit, duke përdorur një makinë për të marrë të dhënat personale.

Të dhënat më pas i kalonin specialistëve të bandës qe prodhonin “Amerikan Exspress”, “Visa” apo karta të tjera false, për të blerë kompiutera dhe për t’i shitur më pas në grupe te tjera kriminale në Kinë, Europë apo Lindjen e Mesme.

Policia sekuestroi edhe dhjetëra mijëra dollarë apo pajisje kompiuterike në vleren e 650 mijë dollarëve, armë dhe një kamion të mbushur me pajisje elektronike që shërbyen për vjedhjen e të dhënave të identitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA