Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, reagon presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bruksel, ku disa persona janë gjetur të pajetë brenda një ashensori në një ndërtesë që po rikonstruktohej pas një zjarri.
Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Prokurorit të Punës në Bruksel, ndërsa numri i saktë i viktimave nuk është bërë ende publik.
Autoritetet bëjnë me dije se gjashtë persona rezultojnë ende të zhdukur. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që ata të jenë bllokuar në një ashensor të dytë, ku ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur ende të depërtojnë.
JUST IN: Multiple people dead, 6 missing, after a fire erupted at the OXY building in Brussels, Belgium; some victims found inside an elevator. pic.twitter.com/qha9vTTtyQ
— Scope Report (@ScopeReport_) July 14, 2026
“Zjarrfikësit arritën të krijojnë një hapje të vogël në një nga ashensorët dhe aty u gjetën disa viktima. Ende nuk e dimë sa persona ndodhen brenda. Është e mundur që të jenë gjashtë të zhdukurit, por nuk përjashtohet që të ketë edhe persona të tjerë në ashensorin e dytë ose në pjesë të tjera të ndërtesës”, deklaroi zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Punës në Bruksel.
Sipas autoriteteve, zjarri shpërtheu pak para orës 08:00 sipas orës lokale në katin e dytë të ndërtesës, e cila ishte në proces rikonstruksioni. Edhe pse flakët fillestare u vunë shpejt nën kontroll, ato u përhapën në boshtin e ashensorit, duke shkaktuar një vatër të dytë zjarri, e cila më pas u neutralizua nga zjarrfikësit.
Nga incidenti mbetën të plagosur edhe tre persona. Dy punëtorë me djegie u transportuan në Spitalin Ushtarak në Neder-over-Heembeek, ndërsa një zjarrfikës mori ndihmë mjekësore në vendngjarje pasi pësoi lodhje nga temperaturat e larta.
Të gjithë punëtorët e tjerë u evakuuan nga kantieri dhe u dërguan në një zonë të sigurt, ku morën mbështetje psikologjike nga ekipet e Kryqit të Kuq. Autoritetet aktivizuan gjithashtu planin e emergjencës dhe protokollet për menaxhimin e krizave mjekësore dhe psikosociale.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve. Ndërtesa OXY, ku ndodhi tragjedia, ishte planifikuar të përfundonte si një kompleks me apartamente, restorante dhe një bar në tarracë.
Top Channel