“Maya”, shfaqet në Londër

08/10/2011 00:00

E shfaqur mes 15 filmash ne Festivalin e 19 Raindance, festivalin kryesor evropian te pavarur te filmit, ky produksion shqiptar eshte pjese e
seleksionit zytar, ne kategorine ‘Best of Europe’.

Filmi artistik ‘Maya’ i regjisorit Pluton Vasi ka pasur nje udhetim te gjate mbreselenes gjate ketij vitit duke marre cmimin ‘Perzgjedhja e Regjisorit te Festivalit te Filmit’ ne Swansea ne Uells, e pasuar me nominime ne Festivalin e Shangait, ne Goa te Indise, ne Salento te Italise, ne Shtetet e Bashkuara dhe se fundmi serish ne Britani.

Filmi ‘Maya’ tregon historine e nje shqiptari qe jeton ne Perendim, i cili kthehet ne fshatin e tij per te rivarrosur te atin. Pasi takohet me bukuroshen Maya, ai kerkon te qendroje dhe te ngreje jeten nga e para, por nje rrjet vicioz thashethemesh dhe intrigash kercenojne lumturine e tij.

Ky film eshte nominuar per cmimet ‘Regjizori me i Mire’, ‘Filmi i Huaj me i Mire’,’Aktorja me e Mire ne Rolin e Dyte’ dhe ‘Grimi me i Mire’, ne ‘International Filmmaker Festival of the Cinema World’, po ne Britani javen e ardhshme. Duke folur per Top Channel regjisori Vasi, ithtar i kinemase britanike, thote se “eshte enderr dhe eveniment per cdo kineast te shfaqe prodhimin e tij ne kinemate e Londres”.

Ndersa, producentja Vjollca Dedei thekson se “e vecanta e ketij filmi eshte se kemi te bejme me nje produksion te mirefillte shqiptar dhe arrin te gjeje rrugen neper kinemat e Londres, ndryshe nga bashkeprodhimet e tjera kinematografike shqiptare me te huaj, te cilat e kane me te lehte evidentimin ne tregun evropian.”

Filmi artistik eshte padyshim zhanri me i veshtire per te pasur sukeses, sidomos ne boten kinematografike anglo-saksone.Premiera ne Londer e filmit ‘Maya’, me nje stil artistik jo-orotodoks, eshte nje merite e pamohueshme e klasit artistik te regjizorit Pluton Vasi dhe tere kastes se talentuar te aktoreve.Ai eshte njekohesisht edhe nje gur modest shqiptar ne gjerdanin kinematografik te Evropes, qe kesaj here iu ekspozua publikut britanik ne kategorine ‘Best of Europe’.

Top Channel