Keira Knightley do të jetë Anna Karenina

08/10/2011 00:00

Keira Knightley do të jetë Anna Karenina. Regjisori Joe Wright do të
nisë së shpejti xhirimet mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë për
përshtatjen e romanit klasik të Lev Tolstoj për ekranin e madh.

Skenari i filmit mban firmën e Tom Stoppard, fitues i cmimit Oscar me filmin “Shekspiri i Dashuruar”.

Përkrah Knightley, në rolin e bashkëshortit të urryer, do të jetë Jude Law, ndërsa Aron Johnson do të jetë konti tërheqës Vronsky.

Shtëpia producente është Working Title, ndërkohë që do të shpërndahet nga studioja prestigjoze Universal Pictures.

Për Knightley është hera e dytë që interpreton rolin e një personazhi rus, pas përshtatjes në film të kryeveprës “Doktor Zhivago” disa vite më parë.

Ndërsa për Jude Law bëhet fjalë për një kthim të rëndësishëm në ekranin e madh, pas një mungese relativisht të gjatë dhe me disa filma të dështuar si “Repo Men”.

Top Channel