I shumëpërfoluri Zvonko Vesellinoviç, biznesmeni nga Mitrovica, është deklaruar për media se është i gatshëm të dalë përpara drejtësisë serbe, në rast se ka fakte që ai ka organizuarsulmet ndaj NATO-s.

Emri i tij është lakuar nga ana e shërbimit sekret serb në një raport të Kuvendit të Serbisë dhe Komisionit për Siguri si organizator i personave në barrikada.

Po ashtu është përmendur se janë hapur rrugë alternative nga malet për të bërë kontrabandë. Por, Vesellinoviç, për të përditshmen “Beogradase Danas” ka thënë se rrugët i hapnin kompanitë shtetërore serbe dhe këtë, sipas tij, e dinë të gjithë.

Ai ka thënë se i paguan tatime shtetit serb dhe se punon me të gjitha dokumentet e nevojshme. Vesellinoviç ka thënë se në korrik nuk ka qenë fare në Mitrovicë, por këtë janë duke e nxjerrë njerëz që kanë qëllime ta diskreditojnë.

Shërbimi Sekret Serb, për herë të parë ka nxjerrë raporte të tilla që çuditërisht pohojnë të kundërtën e asaj që thonë zyrtarët serbë për ngjarjet në veri.

Top Channel