Cmimi i Japonisë, Vettel në pole

08/10/2011 08:45

Kampioni i botës me “Red Bull”, Sebastian Vettel ka fituar pole position-in në Cmimin e Madh të Japonisë.

Vendi i dytë ka qenë për pilotin e “McLaren”, Jenson Button, që ka lënë një vend më poshtë shokun e skuadrës Lewis Hamilton.

Felipe Massa me “Ferrari” ka zënë vetëm vendin e katërt, ndërsa piloti tjetër i së njëjtës skuderi, Fernando Alonso është renditur i pesti.

Pretendenti tjetër i “Red Bull”, Mark Webber ka arritur të zërë vendin e gjashtë, pasi ka lënë pas “Merecedes”-in e Schumacher dhe “Renault”-in e Bruno Senna.

Në vend të nëntë është renditur Vitaly Petrov me “Renault”, përpara Kamui Kobayashi-t me “Sauber”.

“Lotus”-i i Jarno Trulli ka zënë vetëm vendin e 19-të, ndërsa “Mercedes”-i i Nico Rosberg dhe “Hispanica Racing” i pilotit Vitantonio Liuzzi nuk kanë qenë të pranishëm.

Sebastian Vettel-it i mjafton vetëm një pikë që zyrtarisht të shpallet për të dytin vit radhazi kampion bote.

Gjithcka rreth Cmimit të Madh të Suzukës do të trasmetohet si gjithmonë live në Top Channel duke filluar nga ora 7.50 e mëngjesit të së dielës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA