Boks, Qato fiton duelin me anglezin Carruthers

08/10/2011 02:10

Kreshnik Qato ka fituar ndeshjen e zhvilluar në Londër përballë anglezit Carruthers. Nga 33 ndeshje, boksieri shqiptar numëron 25 fitore dhe 8 humbje.

Qato fitoi me vendim unanim me pikë 98-94 në “York Hall” e njohur ndryshe si “shtëpia e boksit britanik”.

Ndeshja u zhvillua me gjashtë raunde, dhe për ish-kampionin shqiptar të botës, shërbeu për t’u ngjitur në ranglistën botërore të boksit.

Kundërshtari anglez i tij kishte 24 ndeshje, 9 fitore, 9 humbje dhe 6 barazime.

Qato garon si boksier profesionist që prej 10 vitesh. Pas ndeshjes ai tha për Top Channel se ishte i kënaqur me fitoren si dhe falenderoi tifozët për mbështetjen e dhënë në Londër.

Ndeshja u transmetua direkt nga stacionet sportive britanike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA