Berreta e John Wayne shitet për 180 mijë usd

08/10/2011 00:00

Një berretë e gjelbër e veshur nga legjenda e kinematografisë amerikane
John Wayne në filmin e vitit 1986, “Berretat e Gjelbra”, është shitur
për 180 mijë dollarë në një ankand.

Plot 5.3 milionë dollarë janë mbledhur deri tani nga shitja e mbi 700 objekteve të Wayne, kryesisht kostume dhe artikuj personalë, një pjesë e të cilës do të shkojë për fondacionin e Wayne kundër kancerit.

Ndërsa një pullë e zezë syri e përdorur nga Wayne në filmin e vitit 1969 “True Grit” u shit për 47.800 dollarë.

Ishte hera e parë që nga vdekja e aktorit që objektet e tij u shitën në ankandin e zhvilluar në Los Anxhelos. Berreta e gjelbër shënoi një cmim rekord, bëri të ditur Heritage Auctions, që organizoi ankandin.

John Wayne, i mirënjohur për interpretimet e tij në filmat western, ka performuar në më shumë se 150 filma gjatë karierës së tij 50-vjecare.

Top Channel