Regjizori fitues i çmimit Oscar, Sam Mendes, ka përzgjedhur aktoren franceze Berenice Marlohe si vajzën Bond të filmit më të ri të agjentit 007.

Mendes dhe producentët e filmit janë duke u marrë me postproduksionin para se të fillojnë xhirimet.

Daniel Craig do të jetë sërish në rolin e James Bond dhe Judi Dench do të interpretojë rolin e M. I keqi i filmit do të jetë aktori spanjoll Javier Bardem.

Filmi i ri 007 do të ketë emrin Skyfall dhe do të jetë i 23-ti i sagës.

Top Channel