Disa ditë pasi Ibrahimovic befasoi opinionin publik me një deklaratë të papritur, në të cilën shprehej i lodhur nga futbolli, Dejan Stankovic, një prej miqve më të mirë të suedezit, konfirmoi se gjithçka është e vërtetë në shtypin italian.
Duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, serbi deklaroi: “Fëmijët e tij shkojnë në të njëjtën shkollë me të mitë dhe takohemi shpesh. Për më tepër, që nga epoka e Interit, kemi mbetur të dy miq shumë të mirë.Më ka thënë edhe mua të njëjtat gjëra, që është i lodhur dhe që nuk ndien më të njëjtin pasion. Është normale, pasi gjithmonë vjen një moment në të cilin ndihesh më i lodhur dhe ke më pak kohë të lirë. Është një periudhë e keqe për të, por pres që ta kalojë dhe të vazhdojë të luajë edhe për 2-3 vjet të tjerë”.
Duke folur për skuadrën e tij, mesfushori intersit theksoi se zikaltërit nuk duhen përjashtuar nga lufta për titull. “Interi për titull. Jemi shtatë pikë pas, por është vetëm fillimi. Ky është një kampionat i çuditshëm, rruga është e gjatë dhe do të ketë ende shumë surpriza”.
Top Channel