Ndërron jetë aktori Charles Napier

07/10/2011 14:45

Aktori Charles Napier, i njohur për rolet e të fortit në filmat ‘Blues Brothers’ dhe ‘Rambo’, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Napier vdiq ditën e enjte në një spital të Kalifornisë. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes, por mësohet se aktori ka pasur probleme me mpiksjen e gjakut në këmbë në të kaluarën.

Aktori mbahet mend për rolin e oficerit që u vu përballë Silvester Stallone-s në filmin e dytë ‘Rambo’ të vitit 1985.

Në fillim të këtij viti ai publikoi edhe librin e tij autobiografik.

Top Channel