Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
Do të ishte një prej lajmeve më të bujshëm të vitit në botën e modës, por Dukesha e Kembrixhit dhe gruaja e Princit Britanik të Kurorës, Kate Middleton, mund të shfaqet në koopertinën e revistë së famshme të modës, “Vogueâ€.
Pa dyshim, diçka e tillë nuk është e thjeshtë, pasi që prej martesës së saj të prillit, Middleton duhet të autorizohet nga Mbretëresha për të gjithë shfaqjet e saj nëpër media dhe intervistat publike.
Megjithatë, burime brenda revistës amerikane raportuan se ekzistojnë shpresa të mëdha që bashkëpunimi të kryhet dhe që Middleton të figurojë në faqen e parë të revistës në periudhën kur ajo regjistron numrin më të madh të shitjeve, gjatë pushimeve të Krishlindjeve dhe Vitit të Ri.
Sipas mediave britanike, imazhi i kurorës është dëmtuar rëndë që përpara disa vitesh, nga të gjithë skandalet që u krijuan rreth çiftit Charles-Diana. Për këtë arsye, paraqitja e Kate në “Vogue†mund të përbëjë fillimin e një fushate rifreskimi të imazhit të familjes mbretërore.
Top Channel