Lezhë, përplasje mes të rinjsh, 6 të plagosur

07/10/2011 00:00

Një ngjarje e rëndë por që fatmirësisht ka përfunduar pa pasoja fatale
në njerëz është regjistruar gjatë paradites në afërsi të një lokali në
Lezhe.

Disa te rinj te ndare ne dy grupe jane konfliktuar me njeri-tjetrin duke perdorur si mjete per sherrin dhe goditjet me  arme te ftohta thike dhe kacavida.Menjehere te rinjte jane shoqeruar per t’iu dhene ndihmen e pare te plagosurve ndersa tek urgjenca te dy grupet jane takuar serish duke u konfliktuar perseri dhe kete here me rende se heren e pare.

Si pasoje e kesaj grindjeje kane mbetur te lenduar 6 persona, ndersa fillimisht eshte folur edhe per plagosjen e nje polici por ky i fundit ka nderhyre per te ndare te rinjte dhe nga kjo ai ka marre goditje te lehta por jo plagosje nga mjetet e perdorura.Drejtori i policise Muharrem Furriku ne nje komunikim me mediat jep edhe informacionin zyrtar mbi ngjarjen duke theksuar se ngjarja nuk ka lidhje me shkollen dhe arsimin.

Nga bluzat e bardha te cilat pervec punes se perditshme shpeshhere vihen ne rrezik edhe nga veprime te tilla ordinere theksohet se 5 nga te plagosurit jane lehte ndersa frika ka qene per nje prej tyre por edhe ky i fundit pas ekzaminive te bera eshte jashte rrezikut per jeten dhe pa probleme serioze.

Policia ka bere shoqerimin e personave te perfshire ne ngjarje dhe po punohet per sqarimin e plote te rrethanave te kesaj ngjarjeje.

Top Channel