Leonardo di Caprio harron Lively-n

07/10/2011 09:45

Leonardo di Caprio, pas ndarjes me Blake Lively, nuk ka humbur kohë por tashmë mësohet se po takohet me modelen australiane Alice Crawford.

Aktori për momentin ndodhet në Sidney të Australisë për të xhiruar skenat e filmit ‘The Great Gatsby’ dhe është takuar me 21-vjeçaren në një klub.

Gjithashtu modelja është parë në hotelin e aktorit 36-vjeçar.

“Ka dy javë që historia ka nisur, por Leo po ruhet nga sytë e publikut”, është shprehur një burim për mediat amerikane.

Nga ana e saj, Alyce ka thënë se mes tyre ka vetëm miqësi.

Top Channel