Julia Roberts, shtriga e Borëbardhës

07/10/2011 12:50

Revista ‘Entertainment Weekly’, në versionin e saj online, publikoi imazhin e parë të Julia Roberts si shtriga e Borëbardhës.

Aktorja e famshme bën pjesë në filmin Borëbardha me regjizor Tarsem Singh dhe ku Lily Collins është protagonistja kryesore.

Fustani spektakolar i veshur nga Roberts (në foto) është dizenjuar nga Eiko Ishioka.

Ky film është një nga dy versionet që po xhirohen mbi përrallën legjendare të vëllezërve Grimm.

Filmi tjetër me titull “Borëbardha dhe Gjahtari”, do të ketë Kristen Stewart në rolin kryesor dhe Charlize Theron në rolin e njerkës së Borëbardhës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel