Që në moshën 25-vjeçare, mendoja se në të ardhmen do të bëhesha një trajner. Megjithatë, nuk ka ditë që të mos mendoj për largimin tim. Konfratat afatgjata më trembin shumë”.
Fjalë të papritura ato të trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, i cili në një intervistë për të përditshmen “Marca” nuk jep asnjë garanci për qëndrimin e tij edhe për shumë kohë në stolin drejtues në “Camp Nou”.
”Në jetën time, gjithmonë e kam patur të pamundur të shoh më larg se një vit, një vit e gjysmë. Mbase një pjesë e suksesit tim si trajner vjen edhe sepse nuk shoh gjithmonë se çfarë mund të ndodhë në muajin e ardhshëm, por i marr ndeshjet njëra pas tjetrës. Futbolli është një biznes që mban shumë njerëz me bukë, por si i tillë, është edhe shumë i paparashikueshëm”, shtoi trajneri i ekipit më të fortë në botë.
Një ish-futbollist i madh, Guardiola thotë se edhe pse është i lumtur me profesionin e tij, ka diçka të cilën ua ka shumë zili futbollistëve të tij. “Të qënit trajner është një gjë e bukur, por kur nis ndeshja, i vetmi vend ku do të doja të isha është fusha e lojës”.
Top Channel