Pas Gjermanisë, Spanjës, Holandës dhe Italisë shumë skuadra të tjera do
të kenë shansin e fundit për të siguruare kualifikimin për në Euro 2012.
180 minutat fundit të këtyre eliminatoreve mund të sjellin supriza, përsa i përket pjesmarrjes në kampionatin që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë verën e ardhshme. Anglia e Fabio Capelos e cila do të përballet në mbrëmje me Malin e Zi do t’i mjaftojë 1 pikë për t’iu bashkuar skuadrave të kualifikuara për në Euro 2012.
Situata më e komplikuar është në grupet B, D dhe H. tek grupi B, Rusia kryeson me 17 pikë por diferenca me Irlandën, Armeninë dhe Sllovakinë është vetëm 3 pikë, cka i jep mundësi të 4 këtyre skuadrave të shpesojnë deri në minutat e fundit. Sipas mediave europiane supriza më e madhe mund të ndodhë në grupin D, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria. Diferenca me Francës së vendit të parë dhe Bosnjës në vendin e dytë është vetëm 1 pikë. Ekipi i Blank do të ndeshet me kuqezinjtë tanë, ndërsa boshnjakët do të përballen me Luksemburgun. Sfida vendimtare e këtij grupi pritet të jetë ai i të martës së ardhshme mes Francës dhe Bosnjes.
E barazpeshuar është situata edhe në grupin H, aty ku Portugalia, Danimarka dhe Norevgjia janë me nga 13 pikë. danezët do të luajnë sonte në mbrëmje në qipro ndërsa portugezët që do të presin Islandën. Një sfidë interesante pritet të jetë dhe ajo mes Serbisë dhe Italisë. Sfida e parë në Genova mes këtyre dy ekipeve u ndërpre, për shkak të akteve të dhunës të tifozerisë serbe.
Top Channel