Clooney: Mbrëmja në shtëpinë e Berluskonit, e mrekullueshme

07/10/2011 12:30

“Kam kaluar një mbrëmje në shtëpinë e Berluskonit dhe ka qenë nata më e bukur e jetës sime.”

Kështu e ka përshkruar aktori George Clooney vizitën e tij në shtëpinë e kryeministrit të Italisë në një intervistë për ‘Times’.

“Nuk ishte një nga festat e Bunga-Bungës”, tha aktori amerikan duke qeshur.

Në mars të këtij viti Clooney u thirr nga mbrojtja e Berluskonit për të dëshmuar në çështjen e Rubit.

“Nuk kam qenë kurrë në një nga festat e Bunga-Bungës. Më 5 shtator 2008 kam diskutuar me Berluskonin për Darfurin”, shtoi aktori, i cili është ambasador i Kombeve të Bashkuara për Sudanin.

“Berluskoni më tregoi gjithashtu dhomën e tij ku ishte krevati që i kishte dhuruar Putini. Ishte një natë e magjishme ku bëmë shumë shaka dhe nuk kam aq kohë sa për t’i treguar të gjitha”, tha Clooney.

Top Channel