“Qielli bie”, seria e re e Agjentit 007

07/10/2011 17:50

Seria e 23-të e sagës së Agjentit 007 do të quhet “Qielli bie” (Skyfall), informoi “MGM” dhe “Sony Pictures”, dy kompanitë që financuan dhe xhiruan filmin.

Daniel Craig rikthehet të jetë përsëri James Bond, për herë të tretë gjatë sagës, ndërsa seritë do të drejtohen nga regjizori Sam Mendes.

Regjistrimi i filmit ka përfunduar dhe transmetimi i tij në kinematë britanike do të nisë në datën 26 tetor e në SHBA në 9 nëntor.

Një agjent i luajtur nga Craig është një ogur i mirë për producentët, pasi dy seritë e mëparshme ku ai ka figuruar, “Casino Royale” dhe “Quantum of Solace”, kanë qenë ndër më të suksesshmet financiarisht në historinë e “James Bond”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA