Ndër pasionet e tij të shumta, shkrimtari dhe studiuesi i njohur Dhimitër Shuteriqi, kishte edhe artet pamore.

Vizatime të profesor Shuteriqit, të bëra qe nga mosha 20-vjeçare, janë mbledhur në një ekspozitë. Punimet paraqesin kolegë të tij, por edhe njerëz të thjeshtë, karikatura miqësore, me një stil kryesisht realist, por edhe punime me tendenca të kubizmit.

“Versioni i parë ka të bëjë me portrete të njerëzve publikë të kapura në momente intime. Version ii dytë ka të bëjë me portrete të njerëzve jopublikë dhe ka një version të tretë me piktura me ngjyra, siç janë peisazhet”. shprehet shkrimtari Moikom Zeqo.

Ky pasion i profesor Shuteriqit, duket të ketë rrënjë të thella.

“Ky pasion i erdhi nga Vangjush Miho dhe ky pasion nuk iu nda deri në vitet e fundit të jetës”, thekson Zana Shuteriqi, e bija e profesor Shuteriqit.

Për të paraqitur punimet e Dhimitër Shuteriqit, në një pjesë të mirë të të cilave janë figura të njohura të brezit të tij, familja Shuteriqi zgjodhi hapësiren alternative Tirana Ekspres, ku ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 tetor.

Top Channel