Rikthehet në skenë armikja e Moore

06/10/2011 16:30

Një emër tërësisht i panjohur deri disa ditë më parë, Sara Leal, është vendosur në qendër të vëmendjes mediatike, pasi disa fotografi të saj me aktorin Ashton Kutcher kanë futur në krizë një prej martesave më solide të Hollivudit.

Disa fotografi të reja të publikuara nga një revistë rozë, tregojnë se vajza e përfolur si e dashura e fshehtë e Kutcher, mund të jetë gjithçka përveçse një ëngjëll.

Në fotografitë e revistës, Leal shfaqej në një festë në pishinë me miqtë e saj, duke kërcyer vetëm me të mbathura dhe në pozicione të tjera tepër provokuese.

Të martën, Kutcher dhe Moore u takuan për herë të parë që prej publikimit të skandalit. Takimi i tyre ndodhi në një restorant në Los Anxhelos.

Secili mbërriti veçmas në restorant, por çifti u largua së bashku, duke bërë të flitet se Demi Moore është e gatshme të falë tradhëtinë e bashkëshortit të saj 15 vjet më të ri.

Top Channel