Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër sëmundjes së kancerit dhe ndërroi jetë ditën e mërkurë në moshën 56 vjecare.
Lajmi u njoftua nga vetë kompania Apple nëpërmjet një komunikate të shkurtër për publikun.“Me hidhërim të thellë, njoftojmë se Steve Jobs ndërroi jetë ditën e sotme (të mërkurën)”, thuhet në njoftimin e kompanisë.“Idetë brilante, energjia, pasioni dhe talenti i tij u materializuan në një sërë risish që përmirësuan jetët tona. Bota sot është më mirë falë Steve. Do të na mungojë!”, vijon më tej komunikata e Apple.
Vdekja e tij mbërrin vetëm një ditë nga prezantimi i modelit të ri të iPhone, i quajtur iPhone 4S.
Jobs, 56 vjec vuante prej kohësh nga një formë e rrallë e kancerit në pankreas, sëmundje ndaj të cilës luftonte prej vitesh. Në muajin janar Jobs dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit Ekzekutiv të Apple me arsyetimin “se nuk ishte më i aftë të kryente detyrat që përcaktonte ky post”.
Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne, do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, vecanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore.
Jobs, njeriu me talentin e jashtëzakonshëm
Pavaresisht suksesit dhe miliardave te fituara, Steve Jobs arriti te ruante figuren e nje njeriu modest e me kembe ne toke. Stili i tij ‘simplist’, por edhe gerryes, i kombinuar me karakterin kerkues ne maksimum, e benin nje njeri me te cilin shpeshhere ishte e veshtire te punoje, por me nje talent dhe nuhatje te jashtezakonshme per produkte te deshirueshme nga te gjithe qe e bene Apple-in, nje prej markave me te njohur te planetit.
Steven Paul Jobs lindi ne San Francisko 24 shkurtin e vitit 1955 nga nje lidhje e pakurorezuar me martese e dy studenteve, Joanne Schieble dhe Abdulfattah Jandalit, te lindur ne Siri. Prinderit e dhane per adoptim dhe nje cift punetoresh, Paul dhe Klara Jobs do te rrisnin si femijen e tyre ne vendin ku kishin ngritur shtepi, ne Silicon Valley, zemra e industrise amerikane te elektronikes.
Steve e braktisi kolegjin vetem pas nje semestri dhe nisi te punonte per nje kompani qe prodhonte video-game. Shpresat i kishte te mblidhte ca para e te nisej per nje udhetim ne Indi. Dhe e realizoi. U kthye nga rrugetimi i tij ne sub-kontinent me koken e qethur, me veshje indiane dhe nje eksperience te hidhur mbi supe nga efektet e droges LSD. Pergjate gjithe pjeses tjeter te jetes, Jobs do te mbetej nje budist dhe vegjetarian i bindur. Historia e krijimit të kompjuterit Apple pat nisur perpara kesaj, ne 1974-ten kur se bashku me mikun e tij Steve Wozniak, nisen te punonin per kompjuterin e se ardhmes në garazhin e shtëpisë së Jobs- it.
Apple 1 e pa driten e diellit dy vjet me vone dhe krijuesi i saj nuk pati nevoje as te merrte para borxh e as ta ndante biznesin me ndonje pale tjeter. Emri i kompanise vjen nga fruti i tij i preferuar, molla. Fitimet nga Apple-i i pare shkuan te gjitha per permiresimin e saj dhe hedhjen ne treg te versionit Apple dy, qe u prezantua ne nje panair kompjuterash ne Kaliforni ne 1977-ten. Zhvillimi i makinerise se re ishte mjaft i kushtueshem dhe Jobs bindi Mike Markkula-n, nje investitor lokal, te garantonte nje hua 250.000 dollareshe, cka do ta bente pjese te kompanise se re, Apple Computer.
Modeli i ri i Apple-it ishte nje sukses i vertete dhe shkendija e boom-it te kompjutereve te personalizuar, duke arritur nje nivel shitjesh prej 6 milione copesh perpara se prodhimi te mbyllej ne 1993-shin. Kompania nuk kishte perpara asnje pengese per t`u shnderruar ne koncernin e permasave gjigante qe njohim sot. Krijuesi i iPod-it, te lancuar ne 2001-shin, u diagnostikua me kancer ne pankreas ne vitin 2003. Nje vit me vone iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale, por e mbajti semundjen te fshehte. Tre vjet paskesaj, Jobs i prezantoi iPhone-n nje legjioni konsumatoresh qe priten ne radhe per ore te tera perpara dyqaneve te Apple-it.
Obama: Steve ndryshoi jetët tona
Në një mesazh në blogun e Shtëpisë së Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka përkujtuar themeluesin e “Apple”.
Presidenti dhe Steve Jobs njiheshin personalisht dhe për më tepër në një rast Obama kishte lavdëruar punën e tij.
“Michelle dhe unë jemi shumë të trishtuar për vdekjen e Steve Jobs. Steve ishte një ndër inovatorët më të mëdhenj amerikanë, shumë kurajoz për të menduar jashtë skemave, shumë i guximshëm për të besuar tek ndryshimi i botës dhe me shumë talent për ta bërë këtë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Obama.
Kinë, lule përpara dyqaneve të “Apple”
Rreth 35 milionë microblogs në Kinë i janë kushtuar kujtimit të themeluesit të “Apple”, Steve Jobbs, që u shua gjatë natës.
Ndërkohë, klientët e kompanisë janë drejtuar edhe nëpër dyqanet e saj në Pekin për t’i bërë homazhet e tyre gjeniut të elektronikës.
Marka “Apple” gëzon një popullaritet të madh në Kinë, ku shumë fansa të produkteve të brendshme janë gati të rrijnë për orë të tëra në radhë për të blerë produktet e saj më të fundit.
“Ai ishte një njeri i madh”, ka thënë një burrë me një foto të Jobs dhe me një buqetë me zambakë të bardhë, që udhëtoi një orë me makinë për të arritur në një nga dyqanet e “Apple” në Shangai.
“Samsung”: Jobs, një sipërmarrës i madh
Kolosi koreano-jugor i elektronikës, “Samsung Electronics”, rival i betuar i “Apple”, i ka bërë homazhe themeluesit të saj, duke e vlerësuar si një “sipërmarrës të madh”.
“Presidenti Steve Jobs ka prezantuar shumë ndryshime revolucionare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ka qenë një sipërmarrës i madh”, ka deklaruar shefi i “Samsung”, G.S. Choi në një komunikatë.
Kompania koreane ka zhvilluar një betejë të vërtetë ligjore me “Apple” mbi mënyrën e dizajnit dhe cështje të tjera.
Top Channel