Liv Tyler, bukuria e pavdekshme

06/10/2011 16:50

Liv Tyler, vajza e vokalistit të grupit Aerosmith, Steve Tyler, është ambasadorja e re e Pantene 15 vjet pas punës së saj të parë për këtë firmë.

Aktorja dhe modelja ishte imazhi i Pantene në vitin e largët 1996 dhe tashmë është rikthyer sërish si imazhi i kësaj shampoje. Pantene po nxjerr në treg një koleksion të ri produktesh për të cilat ka punuar këto 7 vitet e fundit dhe kanë zgjedhur Liv Tyler për promovimin sa më të mirë të tyre.

Kjo zgjedhje mund të justifikohet jo vetëm me historinë që ka Pantene me Liv, por edhe sepse modelja vazhdon të mahnisë me bukurinë e saj.

34-vjeçarja u shpreh: “Jam shumë e emocionuar për bashkëpunimin e radhës me Pantene edhe pse më kujton reklamën që kam bërë kur isha 19 vjeç.”

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA