Lars von Trier rrezikon burgun

06/10/2011 20:30

Telashe të tjera për regjizorin Lars von Trier pas deklaratave pro Hitlerit të bëra gjatë festivalit të filmit në Kanë.

Regjizori danez ishte shprehur majin e kaluar: “Provoj simpati për Hitlerin. E kuptoj dhe kam simpati për atë burrë.”

Organizatorët e festivalit reaguan duke e përjashtuar atë edhe pse Von Trier kishte kërkuar falje publike.

Associated Press tashmë bën të ditur se regjizori po përballet me akuzën e “justifikimit të krimeve të luftës”, diçka që cilësohet krim në Francë dhe që mund t’i kushtojë regjizorit burgun.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Von Trier konfirmoi lajmin duke shtuar se policia daneze e kishte marrë në pyetje të mërkurën e 5 tetorit.

“Kam kuptuar se nuk jam i aftë të shprehem pa u keqkuptuar dhe për këtë kam marrë vendim që të mos flas më në publik dhe të mos lëshoj më intervista”, lexohet në komunikatë.

Top Channel