Greqi, aprovohet plani për kërkimin e naftës

06/10/2011 00:00

Zëvendësministri grek i industrisë njoftoi se qeveria greke ka aprovuar
mesditën e së enjtes planin për dhënien me koncesion të 3 kuadrateve
gjeografike per kerkimin e hidro-karbureve.

Sic shpjegoi Janis Manjanis behet fjale per dhenien me koncension te zones se Katakolos, prej nga ku llogaritet se mund te nxirren 3 milione fuci nafte, zonen ne veri-perendim te Janines, ku rezervat llogariten ne 50-80 milone fuci dhe Gjirin e Patras, ku rezerva naftembajtese mberrin ne 200 milione fuci.

Zyrtari i larte grek tha se shpimet do te nisin ne janar te vitit 2012 dhe se vlera e ketyre rezervave llogaritet ne afersisht 25 miliarde dollare. Procedurat e tenderimit kane filluar tashme, dhe ne tender jane ftuar te gjitha kompanite nderkombetare qe mund te kryejne kerkime.

Nisja e kerkimeve per hidrokarbure behet qellimisht ne keto tre zona, pasi sipas specialisteve te fushes, ne keto kuadrate eshte e sigurt qe ka rezerva nafte. Nga ana tjeter, kostoja e nxjerrjes konsiderohet e ulet, cka u mundeson kompanive qe do te kryejne kerkime, te perfitojne te ardhura, te cilat mund te perdoren per kerkime ne zonat e tjera te jonit dhe Egjeut ku shpimet fillojne ne 1000 metra thellesi, ndersa kostoja kap shifra astronomike.

Qeveria greke ka paralajmeruar dhenien me koncension te 13 kuadrateve ne zonen e saj ekskluzive ekonomike,nje pjese e se ciles iu fal Greqise me marreveshjen e demilitimit te Ujrave me Shqiperine. Specialistet mendojne se deti Egje dhe Jon fshehin sasi teper te medha nafte dhe gazi, cka mundeson perfitime ekonomike te medha per vendet qe do t`i shfrytezojne ato.

Top Channel