Aniston: Nuk dua fëmijë me cdo kusht

06/10/2011 00:00

“Nuk po përpiqem në mënyrë të dëshpëruar të krijoj familje”. Kështu
thotë Jennifer Aniston, në një intervistë për revistën “Elle”, që do të
publikohet në nëntor.

Ish-protagonistja e “Friends” ka përgënjeshtruar kështu zërat e shtypit rozë mbi një shtatzëni të mundshme.

Ish-bashkëshortja e Brad Pitt nga fillimi i vitit ka nisur të frekuentohet me aktorin Justin Theroux.

Që nga përfundmi i serialit që i dha një sukses global, Aniston ka debutuar me sukses edhe në një seri filmash për ekranin e madh, si “Along came Polly”, “The Brake up”, “The Bounty Hunter”, etj.

Top Channel