Salla e Teatrit të Operas dhe Baletit  u mbush plot në premierën e “Flautit Magjik”.

Opera e Moxartit, një nga veprat më të mira të gjeniut të muzikës, e cilësuar edhe si testamenti i tij shpirtëror, erdhi këtë radhë në një produksion shqiptaro-gjerman dhe në një tjetër version më modern.

Kostumet dhe skenografia ishin dy nga elementet kryesore që u shfaqën në një tjetër dimension.

Flauti Magjik është një opera me dy akte e kompozuar në vitin 1791 nga mjeshti salzburgez i muzikës. Vepra u punua në stilin singspiel ku ndërthuret muzika me dialogun e folur.

Aria e Mbretëreshës së Natës, pjesë e kësaj vepre, është një nga performancat operistike më të bukura dhe të vlerësuara të të gjitha kohërave.

Flauti Magjik do të shfaqet deri në datën 10 pranë Teatrit të Operas dhe Baletit.

Top Channel