Përfundon lidhja Di Caprio-Lively

05/10/2011 17:30

Marrëdhënia mes aktorit të famshëm Leonardo Di Caprio dhe një prej protagonisteve të serialit “Gossip Girls”, Blake Lively, ka përfunduar pas 5 muajsh.

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesit e të dy aktorëve për revistën ‘Us Weekly’.

Gjatë romancës së tyre, 24-vjeçarja Lively dhe 36-vjeçari Di Caprio janë parë në Venecia, Kaliforni apo Nju Jork.

Di Caprio dhe Lively nisën lidhjen e tyre vetëm pak javë pasi aktori u nda nga Bar Rafaeli, modelen me të cilën kishte një histori dashurie prej 5 vitesh.

Top Channel