“Në vitin 1991 doja të shkrija grupin U2.”
Kështu është shprehur lideri dhe vokalisti i bandës muzikkore, Bono, në një intervistë për Repubblica.
Sipas tij, grupi i famshëm nuk kishte çfarë të ofronte më, por një këngë e tyre bëri që ata të motivoheshin dhe të vazhdonin karrierën. Kjo këngë është e mirënjohura “One”.
“Kishim nevojë të krijonim një muzikë që nuk ishte dëgjuar kurrë më parë. Ky ishte dhe vazhdon të jetë motivimi i U2. E dija që kishim bërë gjëra të rëndësishme në botën e rock-ut, por muzikën tonë mund ta bëntë kushdo tjetër. Në atë moment kishim dy zgjedhje: ose krijonim muzikë të re ose e mbyllnim me aq”, shprehet Bono Vox.
“Momenti kulmor ishte kur realizuam këngën One. Aty e kuptuam që ishim në rrugën e drejtë dhe se kishim ende për të dhënë”, shtoi vokalisti.
Top Channel