Lufta në Irak e Afganistan, ushtarët: Nuk ia vlente

05/10/2011 00:00

Një në tre amerikanë që kanë shërbyer në Ushtrinë e Shteteve të
Bashkuara pas ngjarjeve të 11 shtatorit, mendojnë se nuk ia vlente të
luftohej në Irak dhe Afganistan.

Pas 10 vjet konfliktesh, Amerika, thone ata, ben mire te fokusohet me shume tek problemet e veta te brendshme sesa t’i kushtoje politikes se jashtme kaq shume vemendje. Rezultatet e sondazhit te opinionit, te publikuara se fundmi, evidentojne nje dileme te hershme per administraten Obama dhe Kongresin, te cilet po mundohen te reduktojne deficitet e medha buxhetore te qeverise e te rishikojne prioritetet e mbrojtjes, duke ruajtur njekohesisht mbeshtetjen e publikut per nje perfshirje ne te dy vendet ne fjale. Shifrat nuk jane ne favorin e tyre.

4.500 ushtare amerikane kane gjetur vdekjen ne Irak qe nga fillimi i konfliktit dhe ne Afganistan, bilanci i humbjeve eshte 1.700. Sa per koston e te dyja luftrave, qe prej sulmeve terroriste te 11 shtatorit, ajo ka arritur nivelin e 1 trilione dollareve. Anketimi i realizuar nga Pew Research Center, i portretizon veteranet post -11 shtatorit si krenare per punen e tyre, por te shenjuar nga lufta dhe te bindur se publiku i gjere amerikan nuk e ka idene e problemeve qe u ka shkaktuar sherbimi ne kohe pjesetareve te ushtrise dhe familjeve te tyre. Ne Afganistan, ku konflikti nisi me pushtimin e udhehequr prej Shteteve te Bashkuara 7 tetorin e vitit 2001, jane rreth 98.000 trupa amerikane. Gjate fushates se tij per presidencen e Amerikes ne 2008-en, Obama i meshoi idese se terheqjes nga Iraku dhe Afganistani, nje iniciative tashme e vene ne brazde.

Sondazhi dilte gjithashtu ne perfundimin se veteranet ishin te lekundur kur iu kerkua te benin nje krahasim mes dy luftrave, por pjesa me e madhe rezultuan pozitive per Afganistanin, ku konflikti ka qene per pak vdekjeprures per forcat amerikane.  

Top Channel