Itali, reduktohet norma e kreditimit

05/10/2011 08:35

Italia morri një goditje të fortë mëngjesin e sotëm, me  indeksin e kreditimit shtetëror që pësoi një rënie nga “AA2” në “A2” në kompaninë e specializuar të vlerësimeve “Moody”.

Në argumentimin e këtij vendimi, shkruhej se “paqartësia e borxhit italian bën që Italia të jetë një prej vendeve më të ndjeshme nga një krizë e mundshme e eurozonës”.

Megjithatë, “Moody” shtoi se “ndërsa situata e financave shtetërore paraqitet e vështirë, sektori privat në Itali ruan nivele të ulta borxhi”.

Kryeministri Silvio Berlusconi e konsideroi si të pritshëm vendimin e “Moody”-t. “Qeveria italiane është duke punuar me përkushtimin maksimal për të arritur objektivat buxhetore”, deklaroi ai.

Berlusconi shtoi se Roma zyrtare është duke ndjekur një plan të miratuar edhe nga Komisioni Europian, i cili duhet të lejojë buxhetin e shtetit që të balancojë shpenzimet dhe të ardhurat për herë të parë pas shumë vitesh në 2013-n.

Top Channel