Në muajt e ardhshëm do të nisë dialogu me Kosovën për liberalimin e vizave. Këtë e ka bërë te ditur Komisionerja  Europiane, Sesilja Malmstrom në konferencën rajonale në Ohër me Ministrat e Brendshëm të Rajonit.

Në këtë forum, liberalizimi i vizave dhe monitorimi i këtij, procesi kanë qenë temat kryesore të diskutimit.

“Ne jemi në konktate të vazhdueshme me Kosovën për liberalizimin e vizave. Kosova ka arriur rezultate të mira në këtë fushë. Mbetet që ky vend të plotësojë edhe disa kushte dhe besoj se në muajt e ardhshëm do fillojmë dialog me Kosovën për liberalizimin e vizave”, deklaroi komisionerja Malmstrom.

Megjithatë Malmstrom ka rikujtuar vendet e Ballkanit Perëndimor se nëse nuk ndërmarrin masa për parandalimin e fluksit të azilkërkuesve të rrejshëm, është i mundshëm suspendimi i liberalizimit të vizave.

“Për fat të keq po vërehet një keqpërdorim i liberalizimit të vizave dhe rritje dramatike e numrit të për azil nga persona të Ballkanit Perëndimor dhe sot diskutuam se si mund të ballafaqohemi me këtë cëshjte për të ardhur deri tek një zgjidhje e përbashkët. Në Parlamentin Europian po diskutohet klauzola për pezullimin e vizave, kjo po diskutohet edhe në Këshillin e Ministrave dhe nëse nuk ndalet fluksi i azilkërkuesve do të duhet aktivizohet edhe kjo klauzolë.

Eurokomisionerja ka njoftuar se të mërkurën do të mbahet një takim i përbashkët me përfaqësuesit e qeverive të të gjitha vendeve të rajonit për të biseduar për të dhënat e fundit statistikore dhe për të definuar rekomandimet, si të zgjidhet problemi me azilkërkuesit.

Top Channel