Inter Miami përuron stadiumin e ri me Tribunën Messi, argjentinasi protagonist ndaj Austin FC të Uzunit(VIDEO)
600 euro gjobë për një penallti të humbur. Kjo është shumë që duhet të paguajë zviceriani me origjinë shqiptare Pajtim Kasami, për 11-metërshin që goditi traversën më 21 shtator kundër Çelsit në Kupën Karling.
19-vjeçari dëshironte të bëhej heroi i mbrëmjes në “Stemford Brixh”, por mori përgjegjësinë që përpara ndeshjes i ishte ngarkuar një tjetër lojtari, Orlando Sasë.
Koha e rregullt së bashku me shtesat përfundoi 0-0. Derbin e Londrës dhe kualifikimin e morën Blutë e Andre Viljas-Boashit, që për ironit të fatit, kaluan pikërisht falë gjuajteve nga pika e bardhë. Sikur të mos mjaftonte zhgënjimi në fushë, ish-lojtari i Palermos në Serinë A, u zhgënjye edhe kur mësoi se trajneri holandez Martin Jol e kishte gjobitur me 500 stërlina (600 euro), pasi ai nuk ishte lojtari i përcaktuar që përpara fillimit të ndeshjes për të goditur penalltinë e mundshme.
Po të kishte shënuar, me siguri që talenti i Zvicrës do t’i kishte kursyer 600 eurot…
Top Channel